Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe zengjinët e qeverisë, si zëvendës, ministra, deputetë e kryebashkiakë, gjithnjë e më shumë zhgërryen në luks, duke vjedhur dhe grabitur taskat e shqiptarëve dhe këtë e vazhdojnë të pashqetësuar nga drejtësia.
Belinda Balluku, e cila është akuzuar nga opozita, si një prej figurave më të korruptuara në qeverinë Rama, i ndërron dhe i përshtat unazat e zafirit sipas ngjyrave të veshjeve dhe stilit.
Në një denoncim në media, thuhet se dy prej unazave të zafirit të vendosura në gishtat e Belinda Ballukut, kushtojnë më shumë se 15 mijë euro.
Në një kohë që familjet shqiptare dhe pensionistët nuk plotësojnë dot nevojat mujore me pagat qesharake dhe mbështetjen skandaloze nga shteti, zyrtarët e lartë grabisin dhe zhvasin çdo qindarkë, duke ngrënë biftek 1000 euro, pijnë shishe vere 33 600 euro, veshin brekë e fustanë mbi 800 000 euro, si dhe mbajnë unaza nga 15 mijë euro.