Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës Alban Dokushi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Alban Dokushi është pyetur për takimet që ka kryer në ambjentet e paraburgimit me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajt.
Alban Dokushi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi u thirr në SPAK mesditën e sotme.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë ka deklaruar se “Erion Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme”.
Alban Dokushi mësohet se është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen “Veliaj”.
Gjithashtu Alban Dokushi është i pari që ka vizituar kryebashkiakun Veliaj në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.
Ai është njeriu më i afërt i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës dhe e ka shoqëruar Erion Veliaj në SPAK kur është thirrur për t’u marrë në pyetje, para se të prangosej.
Zyrtari i Bashkisë e takoi Veliaj një ditë pas prangosej dhe shihej duke mbajtur në duar disa dokumente dhe librin “The Black Swan”, të cilin mesa duket ia dërgoi kryebashkiakut për ta lexuar në paraburgim.