Dy aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur në rrugën Shkodër – Koplik dhe Korçë – Pogradec.
Në aksin rrugoe Shkodër – Koplik një automjet është përplasur me një ambulancë në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.
Viktima është Abaz Kuka, 55 vjeç, drejtues i automjetit.
Dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjet kanë arritur të shpëtojnë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një 67-vjeçar humbi jetën pas përplasjes nga një motomjet. Policia njoftoi se shtetasi E. F., një 18-vjeçar nga Çaushli, Maliq, është arrestuar në flagrancë për ngjarjen. Dyshohet se ai ka përplasur këmbësorin A. S., 67 vjeç, banues në Velitërnë, i cili nuk mundi t’u mbijetonte lëndimeve.
Sipas njoftimit të policisë, 18-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërsa specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor janë duke kryer hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Këto aksidente kanë tronditur komunitetin dhe kanë nxitur reagime për sigurinë rrugore.