Gjatë një bisede në ‘Big Brother VIP Albania’, Danja Koka ka ndarë detaje rreth punës së saj, duke theksuar angazhimin e saj profesional, shumë ndryshe nga modelingu, siç jemi mësuar ta shohim. Ajo i tha Gjestit se punon si specialiste te Bashkia e Tiranës.
“Unë jam në zyrë, punoj në zyrë. Jam specialiste te Bashkia e Tiranës”- tha Danja.
Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, të cilët nuk ishin në dijeni të këtij fakti.
Kujtojmë se Bashkia e Tiranës njihet për numrin e lartë të punonjësve, rreth 6 mijë të tillë, duke përfshirë dhe institucionet në varësi, teksa shpesh herë edhe personazheve publik kanë rezultuar në borderotë e Bashkisë së Tiranës.