Gazetari Jul Kasapi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme. Gjatë deklaratave të dhëna në nje emision, ai tha se janë 10 kandidatë që pritet të jenë në listën e PS, të cilët po hetohen nga SPAK.
Sipas tij, pritet që prokuroria të veprojë para zgjedhjeve, për të shmangur më pas një përplasje me Kuvendin nëse ata marrin mandate deputeti.
“Janë mbi 10 kandidatë të PS që po hetohen nga SPAK. Janë histori të dëgjuara për njerëz që deri dje kanë pasur imunitet. SPAK do shohë shmangien e përplasjes me Kuvendin. Nuk ka listë zgjedhore në SPAK. Dhe është momenti të bëjë veprimet e saj me ata kandidatë që janë në garë, të paktën për Partin e Socialiste janë në lupën e SPAK. Janë figura që njihen dhe SPAK po tenton ta shmangë këtë përplasje në Kuvend dhe ti bëjë ndalimet para zgjedhjeve”, tha ai.