Edhe Arben Derhemi nuk i rezistoi parave të lalit.
Zahiri News ka zbuluar se edhe aktori Arben Derhemi, i cili fillimisht ishte kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, por që më pas ndryshoi qëndrim dhe firmosi në favor të ndërtimit të teatrit të ri, nuk i ka shpëtuar tundimit të parave të lalit.
Fillimisht, Derhemi u rreshtua krah artistëve që kundërshtonin prishjen e godinës historike, përfshirë Altin Bashën.
Por pas disa takimeve të frytshme me lalin, ai doli hapur në mbështetje të projektit të ri, duke legjitimuar veprimet e Bashkisë, e cila shembi Teatrin në orën 5 të mëngjesit. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, pasi aktori nëpërmjet kompanisë ART AD (NIPT M12409017A) ka përfituar 61 mijë euro financime nga Bashkia Tiranë.

Pagesa e parë është kryer në vitin 2022, ndërsa e dyta në vitin 2024.

Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet aktualisht i arrestuar, i akuzuar për një skemë të gjerë korrupsioni, në të cilën është përfshirë edhe bashkëshortja e tij. Hetimet për shpërdorimin e fondeve publike po zgjerohen, ndërsa pritet të zbulohen emra të tjerë të përfshirë.