Mund të synosh që me ndihmën e Ramës të krijosh perceptimin e supermenit tek populli pas arrestimit të Veliajt por kur bie fjala për oligarkë të majmë si Shkëlqim Fusha, Gentjan Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi e Sokol Kryeziu, mendon që para ka fushatë e rrezikon të përballesh me zemërimin e liderit suprem kështu që firmos detyrim paraqitje.
54 miliard lekë është vlera e tenderave për ish-të preferuarin e Veliajt, Shkëlqim Fushën me FUSHA SHPK nga Bashkia Tiranë si operator i vetëm pa përfshirë bashkimet me kompani të tjera.
4.6 miliard lekë Sokol Kryeziut për kompaninë e tij GERARD-A si operator të vetëm.
1.2 miliard lekë është vlera për kompaninë AGI KONS të Gentjan Sulës si operator i vetëm në garë. Sula njihet si oligark qeveritar më shumë se lokal pasi të gjitha përfitimet e kompanive të tij i ka nga institucionet qeveritare.
Oligarkët përkthehen në thasë me para në periudhë zgjedhore, pasi si alokues të parave publike, hapin thesin jo vetëm për votat e partisë, por sigurojnë një bazë të sigurt votuesit ndër ata që kanë nën vete.
Oligarkët u lanë të lirë me masën “detyrim paraqitje” pavarësisht se dyshoheshin për korrupsion aktiv.
Qëllimisht naiv deri në kufijtë e qesharakes nga prokuroria që paguhet me taksat tona dyshimi për përvetësimin e miliarda lekëve nga oligarkët, pasi të gjitha vjedhjet e tyre me titullarët e institucioneve shtetërore janë zbardhur nga Zahiri dhe media të ndryshme me mijëra herë dhe janë lehtësisht të aksesueshme.
Veliaj, që u shit nga partia si e keqja më e madhe momentalisht, u burgos teksa financuesit e miliardave të taksave të popullit u lanë të lirë për të vazhduar misionin e shenjtë të vjedhjes me Veliajn e radhës në Tiranë.