Për vetëm 3 javët e para të Janarit 2025, ARRSH ka lëvruar nga Buxheti i Shtetit mbi 167 miliard lekë për kompanitë që i janë dhënë disa nga tenderat më të majmë të prokurimeve publike.
Gjyli është titullari që ka falur në xhepat e miqve të qeverisë më shumë para se të gjithë drejtuesit e tjerë të institucioneve shtetërore. Në pagesat e Transaksioneve të Thesarit të zbardhura nga Open Data pjesën më të madhe e zënë ato për klientët buxhetorë të Unazës së Jashtme.
Konkretisht pagesat:
- Gjoka Konstruksion (Rrok GJOKA)
4,3 miliard lekë për lotin 6 të ndërtimit të unazës së jashtme + 1.8 miliard lekë për të njëjtin tender.
2,2 miliard lekë për rehabilitimin e rrugës Fier – Kthesa e Patosit – Fratar.
1.4 miliard lekë + 1 miliard lekë për sistemimin e asfaltit për rrugën e Cerenecit – Peshkopi.
TOTALI: MBI 8,9 MILIARD LEKE
- ALB STAR (Sadik dhe Idajet Ismailaj)
10,1 miliard lekë për ndërtimin e segmentit të rrugës Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri – Shkozë.
- Geci Shpk (Ram Geci)
4.8 miliard lekë për rrugën Porto Romano – Durres, Loti 3.
- A.N.K (AGIM KOLA, NDUE KOLA)
9,3 miliard lekë për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë.
3,4 miliard lekë për rrugën Korçë – Erseke, Loti 2
TOTALI: 12,7 MILIARD LEKE
- Alb Building (Pëllumb Beta, Odhise Bresha)
2,2 miliard lekë për rrugën Mbikalimi i TEG dhe rrugët lidhëse
8,3 miliard lekë për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë
TOTALI: 10,5 MILIARD LEKË
- GPG Company (Paqsor Buzi)
5,7 miliard lekë për ndërtimin e unazës së jashtme Tiranë, Loti 5
1,1 miliard lekë për rrugën Berat – Ballaban Loti 1
TOTALI: 6,7 MILIARD LEKË
- 4 AM (Bashkim Ulaj)
6,3 miliard lekë për rrugën Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri Loti 2
2,3 miliard lekë për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë Faza II
- GENER 2 (Bashkim Ulaj)
2,6 miliard lekë për skarpatet Kardhiq – Delvinë
TOTALI: 10,8 MILIARD LEKE
- 2T (Artan Sako, Dritan Troksi)
9,3 miliard lekë për unazën e jashtme Tiranë, Loti 7
6,5 miliard lekë për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë Faza II
TOTALI: 15,8 MILIARD LEKË
- SALILLARI (Pellumb Salillari)
6,4 miliard lekë për punimet Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës Loti dhe QMT
2,5 miliard lekë për lidhjen e autostradës Milot – Morinë me aeroportin e Kukësit
2,2 miliard lekë për Lotin 4, mirëmbajtje me performancë e akseve në rajonin jugor.
TOTALI: 11,1 MILIARD LEKE
- MC Networking (Endri Meksi)
4,1 miliard lekë Qendrën e Monitorimit të Trafikut 200 Km, faza I