Tenderi për ndërtimin e fiderit të dedikuar nga nenstacioni Kuçovë me izolacion 20kV, në bazën Ajrore Kuçovë, ka ngritur dyshime për parregullsi dhe favorizim.
Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Pirro Vengu, ka shpallur fituese kompanitë HTM, në pronësi të llir Tabakut, dhe A.L-ASFALT, në pronësi të Astrit Varakut dhe Luan Memës.
Vlera fituese e kontratës është 28,667,070.42 lekë të reja pa TVSH, përfshirë TVSH shkon në 34,400,484 lekë të reja, ose rreth 344 milionë lekë të vjetra. Fondi limit i tenderit ishte 30,309,239 lekë të reja pa TVSH, perfshirë TVSH shkon në 36,371,086.8 lekë të reja, ose rreth 364 milionë lekë të vjetra.
Me një vlerë fituese që arrin 94.58% të fondit limit, tenderi ka ngjallur dyshime për mungesë reale konkurrence. Edhe pse në procedurë kanë marre pjesë tre kompani, njëra prej tyre, që kishte ofruar një vlerë më të ulët, është s’kualifikuar.
Keto zhvillime ngjallin dyshime për favorizimin e A.L-ASFALT, kompani e njohur për lidhjet e saj me pushtetin dhe pronarët Astrit Varaku e Luan Mema, që duket se vazhdojnë të përfitojnë nga tender publikë të majmë.
Procedura ngre pyetje serioze mbi transparencën dhe integritetin e procesit.
Ndërkohë, ky eshtë vetëm një tjetër rast ku emri i Pirro Vengut lidhet me tenderë të diskutueshëm, duke e shndërruar Ministrinë e Mbrojtjes në një vatër për “qoka” të dyshimta financiare.