Një zjarrfikës nga Përmeti është djegur pjesërisht në trup dhe në fytyrë teksa po përpiqej të shuante flakët e zjarrit në fshatrat Lugar dhe Grapsh në Bashkinë e Dropullit. Romeo Sulejmani ka marrë djegie të shkallës së dytë e të tretë. Ndërkohë për të parë gjendjen e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve Arben Cara vizitoi efektivin në spital. Cara ka shprehur gatishmërinë për transferimin e efektivit zjarrëfikës drejt Tiranës.
“Fatmirsisht shkalla e djegies nuk është aq e rëndë sa ta komplokojë situatën. Jemi gati që të bëjmë gjithçka për shërimin e tij, jemi gati për ta çuar jo vetëm drejt Tiranën, por nëse duhet edhe në vende të tjera. Zjarret kanë bërë dëme në bimësi dhe pyje, nuk ka dëme në banesa. Vatrat e zjarrit janë shkuar në zonën e Dropullit dhe vijon në qafën e Muzinës”, tha ai.
Zjarrëfikësi teksa ka rrëfyer momentet kur po luftonte me zjarrin u shpreh se kanë shpëtuar një kishë nga diegia. Ai më tej shtoi se kanë fikur vatra zjarri ku po rrezikohehsin familjet.
“Kemi luftuar me flakët për orë të tëra, në shumë zona zjarret janë fikur. Kemi shkuar në zonat malore sepse kishim makinë vetëm për zonat malore dhe kemi shpëtuar një kishë. Pastaj jemi rikthyer dhe fikëm vatra të tjera zjarri, pastaj zjarri rrezikonte familjet dhe jemi futur për ta shuar”, tha ai.