“Na pagoi Gjergj Luca për të masakruar pronarin e Pamfletit Gjergj Zefi”. Kështu shkruhet në një faqe on line me emrin “Traktet”, duke iu referuar burimeve nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Më 3 tetor 2023, gazetari investigativ Gjergj Zefi u sulmua në mënyrë brutale nga anëtarë të një grupi kriminal në Elbasan, i njohur me emrin “Çopja.” Ky akt i rëndë dhune, i cili asokohe tronditi opinionin publik, ka zbuluar një të vërtetë shqetësuese.
Sipas burimeve të sigurta të hetimit prane “SPAK” rezulton se grupi në fjalë dyshohet se është paguar nga Gjergj Luca, një emër që shpesh përmendet në skandale dhe afera të dyshimta në Shqipëri.
Lidhje të frikshme mes krimit dhe biznesit
Burime të besueshme nga organet e hetimit tregojnë se “Çopja” është një grup i mirëstrukturuar kriminal, i cili jo vetëm që operonte në aktivitete të paligjshme, por kishte mbështetjen financiare dhe politike të fuqishme nga Gjergj Luca.
Oligarku, i njohur për ndikimin e tij të madh në qarqet ekonomike dhe politike të vendit, akuzohet se ka përdorur burimet e tij për të mbrojtur interesa të dyshimta duke goditur këdo që i kërcënonte ato.
Ky rast është dëshmi e gjallë e mënyrës se si oligarkët në Shqipëri kanë kapur shtetin, duke përdorur grupe kriminale si mjete për të ruajtur pushtetin e tyre.
Gjergj Luca, me pasurinë dhe lidhjet e tij të fuqishme, duket se ndjehet i paprekshëm, ndërsa viktimat e tij , qofshin gazetarë, politikanë, qytetarë apo aktivistë, mbeten të pambrojtur përballë këtij sistemi të kalbur.
Gjergj Zefi është i njohur për denoncimet e tij të guximshme mbi korrupsionin dhe abuzimet me pushtetin. Ai kishte raportuar më parë për aktivitete të dyshimta të Lucës i lidhur me grupin “Çopja,” çka besohet të ketë shkaktuar zemërimin e oligarkut dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Sulmi ndaj tij nuk është thjesht një akt dhune, por një përpjekje për të mbyllur gojën e një gazetari që guxoi të thotë të vërtetën.
Gjergj Luca, një nga emrat më të përfolur në qarqet oligarkike, ka ndërtuar perandorinë e tij mbi një sistem të korruptuar ku krimi dhe politika ecin krah për krah.
Sponsorizimi i një grupi kriminal si “Çopja” për të heshtur zërat kritikë është dëshmi e qartë e përmasave të frikshme që ka marrë pandëshkueshmëria në Shqipëri.
Ky oligark, i cili shpesh paraqitet si një “biznesmen i suksesshëm,” në fakt përfaqëson gjithçka që shkatërron të ardhmen e vendit, korrupsionin, klientelizmin dhe përdorimin e dhunës për të ruajtur privilegjet.
Sulmi ndaj Gjergj Zefit dhe lidhjet e oligarkut me krimin ngrejnë pikëpyetje të mëdha mbi rolin e institucioneve të drejtësisë dhe të shtetit. Si është e mundur që një individ me kaq shumë akuza publike të vazhdojë të veprojë i lirë? A janë organet e drejtësisë të kapura nga paraja dhe ndikimi politik?
Shoqata e Gazetarëve dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë kërkuar që ky rast të mos lihet në harresë. Ata kërkojnë një hetim të thelluar dhe dënim të ashpër për të gjithë ata që qëndrojnë pas këtij sulmi.
Nëse shteti dështon të veprojë, atëherë Shqipëria do të vazhdojë të jetë peng i oligarkëve dhe krimit të organizuar.
Gjergj Luca nuk është vetëm një biznesmen oktapod; ai është një simbol i sistemit të korruptuar që po shkatërron Shqipërinë.
Heshtja e shtetit përballë këtij skandali është një turp kombëtar dhe një kërcënim i madh për demokracinë, thuhet në “Traktet”