Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të diel në Ndroq.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkaq dyshohet për një të vrarë. Burime nga terreni bëjnë me dije se të shtënat me armë zjarri janë regjistruar afër një lokali në Ndroq. Mësohet se në rrethana ende të paqarta është vrarë një person.
Viktimë ka mbetur shtetasi i identifikuar si Alfred Dedja. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Nuk ka ende asnjë informacion lidhur me autorin e dyshuar.
- Pamje nga vendi i ngjarjes
Bëhet me dije se autori është afruar në këmbë kur ka kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë tip “Benz” të zi.
Motivi dhe rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia.