Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga përgjimet e SPAK ndaj Veliajt në qeli.
Lala tha se një nga personat për të cilët Veliaj flet me urrejtje, është Arbjan Mazniku, për të cilën ka një gjuhë mjaft të papërshtatshme.
“Veliaj, ndoqi strategji të gabuar në mënyrën si e ndërtoi narrativën. Veliaj mund të ishte në situatë tjetër ligjore, por të merrej në mënyrë proceduriale dhe jo në kurthin ku e futën të vetët.
Përmendet termi redaktori, është e vërtetë ajo që thotë zoti Berisha. Statuset shkruhen nga jashtë, ai flet për thelbin dhe shkruhet.
Një nga njerëzit që mund të ishte pranë zotit Veliaj dhe ai e përmend në përgjime është zoti Mazniku dhe që Veliaj ka një lloj urrejtje. Ai ka pritur që Mazniku të bënte të pamundurën për të. Kam patur mundësi të informohem nga përgjimet. Në mënyrën se si e sulmon dhe gjuhën që përdor ndaj zotit Mazniku, mes tyre ka një krisje shumë të madhe dhe rrugët janë ndarë.
Veliaj flet me urrejtje për Maznikun dhe gjuhë të papërshtatshme. Duket se Veliaj diku në mes të rrugës ka kuptuar se është tradhtuar.
Klotilda Bushka ka qenë shumë pranë Veliaj, sot nuk besoj. Në kushtet kur është në telashe me drejtësinë dhe pozita e saj është shumë delikate dhe rrezikon të shkojë e pandehur, nuk besoj se është në kushtet për ti dhënë ndihmë.
Xhafaj është në pikëpyetje për vete. Sot që flasim Xhafaj e ka luftën me listën e hapur, hyn apo jo në Parlament. Kur zoti Xhafaj, mund të mbetet jashtë parlamentit, apo për probleme të tjera, është një person i dobësuar në pushtetin e vet. Besoj se zotit Veliaj, për mënyrën se si u soll dhe ngriti narrativën… Ka shumë të larguar në Bashki dhe asksuh nuk flet, me dorëheqje, shkarkime, ka përplasje brenda grupimeve.
Nëse Veliaj do të vepronte ndryshe, mbase mund të dëmtonte realisht Ramën në zgjedhje. Fakti që u tërhoq, kuptohet që nuk është në kushtet për të hapur betejë me Edi Ramën”, tha Lala.