Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, eshte vëne ditët e fundit ne qendër të vëmendjes nga mediat pas investigimit për blerjen e nje siperfaqeje toke prej 1,000 m’ në Farkë të Vogël me vlerë 3 milionë lekë.
Në siperfaqen e tokes që Manja ka blere, në bashkëpunim me Geront e Bledar Çelën e “Brunes” do të ndërtojnë një kompleks vilash luksoze.
Manja ia ka blerë tokën në vitin 2021 zyrtarit të PS Arben Malokut, i cili në atë kohë mbante postin e administratorit të njësisë së Zall Herrit.
Sipas të dhënave të siguruara nga BIRN, çmimi i blerjes së tokës prej 3,000 lekë/m2 është pothuajse trefish më i ulët se vlera mesatare e shitjeve në atë zone, që vlerësohet të jetë rreth 120 euro/m2. Madje, të dhënat nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës tregojnë se edhe vlera e referencës për tokat në atë periudhë ishte me e lartë se çmimi i transaksionit të Manjës.
Maloku, pronari i mëparshem i tokës, tha se e kishte shitur atë për të njëjtin çmim që e kishte blerë, duke përmendur ekzistencën e një shtylle të tensionit të lartë pranë pronës si arsye për çmimin e ulët. “Ajo tokë ka qenë poshtë një shtylle të tensionit të lartë, dhe kjo ka ndikuar në vlerën e saj,” tha Maloku për BIRN.
Tre vjet pas blerjes se tokes, Manja dhe bashkëshortja e tij aplikuan në Bashkinë e Tiranës për një leje zhvillimi, duke bashkëpunuar me kompaninë “Brunes” me qellim ndërtimin e një kompleksi banimi dhe sherbimi me godina 1,2 dhe 3 kate, me pishina dhe mur rrethues në këtë zonë.
Kjo marrëveshje mes Manjës dhe Çelës rezulton të mos të jetë deklaruar nga ministri Manja në ILDKPKI në vitin 2023.