Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, ku ka tentuar vetëvrasjen bashkëshortja e ish-efektivit Erjon Goxharaj.
Burime për mediat bëjnë me dije se ajo ka konsumuar fostoksinë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Efektivi Erjon Goxhara ndodhet në burg pasi plagosi me armë zjarri kolegun e bashkëshortes, Lorenc Kostën në rrugë te “Komuna e Parisit” më datë 19 gusht. Efektivi u vetëdorëzua 2 ditë pas krimit.
Shkaku i krimit në atë kohë dyshohet se ishte tradhtia e bashkëshortes së tij me kolegun e punës.