Zbardhen detaje të reja nga sulmi me armë zjarri ndaj “CFO Pharma”, biznesit të Nadir Çaushollit në autostradën Tiranë Durrës.
Bëhet me dije se autorët e ngjarjes kanë qenë 2, ku mësohet se njëri ka pasur rolin e qitësit, ndërsa tjetri ka qenë drejtuesi i makinës me të cilën janë larguar nga vendngjarja.
Raportohet gjithashtu se në drejtim të godinës së “CFO Pharma” janë “derdhur” 34 plumba. Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku vetëm në pjesën e sipërme të fasadës në katin e fundit. Grupi hetimor dyshon se kjo strategji e autorëve për të qëlluar në pjesën e sipërme të godinës është bërë për të dhënë një mesazh paralajmërimi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen.
Një automjet ka kaluar përpara biznesit dhe më pas kanë nisur të shtënat me armë. Më pas, makina ka ndaluar në momentin që kanë përfunduar të shtënat. Pas kësaj autorët janë larguar, në drejtim të rrugës së Vorës.