Dashnor Sula: Sot jemi të vendosur duke lënë gjithçka tutje, ndasi apo mendime të ndryshme dhe do të duhet e gjithë opozita dhe cdo qytetar duhet që ditën e gjënë më 7 tetor ti bashkohen protestës më madhështore.
Pika e fundit që derdhi gotën e ujit ishte dënimi dhe burgosja e nënkryetarit të PD, Ervin Salianji. Salianji është i burgosur i pastër politik, nuk është arrestuar, nuk është dënuar.
Do na fabrikojnë prova për të na arrestuar, por nuk duhet të kemi frikë. Kjo duhet të jetë nisja e ditës së protestave dhe pa ndalimi. Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot.