Leonard Luzi i arrestuar në Spanjë pak ditë më parë dyshohet se po organozonte vrasjen e një shtetasi shqiptar.
Por plani i tij dështoi pasi efektivët e policisë në Spanjë morën informacion duke kryer ndalimin e tij.
Sipas të dhënave të siguruara nga Ora News, Luzi po qëndronte në ishullin e Ibizës e ndërsa ku punonjësit e policisë spanjolle gjatë verifikimit zbuluan se ai ishte në kërkim edhe në shtetin shqiptar.
Gjatë raportit të kryer nga ministria e Brendshme Spanjolle e kanë cilësuar Leonard Luzin si anëtar i një organizate kriminale të dedikuar për kryerjen e “krimeve të rënda kundër njerëzve”, funksionet kryesore të së cilës ishin udhëzimi për kryerjen e vrasjeve , rekrutimi i anëtarëve të rinj, caktimi i misioneve mes tyre si dhe jep udhëzime se si të lokalizohen objektivat dhe t’i vrasin ato.
Brenda organizatës, i arratisuri vepronte si ndërmjetës midis financierit që jepte porositë dhe anëtarëve të rrjetit, duke transmetuar kështu misionet dhe duke shpërndarë paratë që u ishin caktuar.