Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Ilir Meta ka pasur sjelle agresive në qeli ditën e arrestimit.
Ajo ka pasur një debat me avokatin Genc Gjokutaj, i cili deklaroi në një studio se Meta është sjellë normalisht.
Mirëpo Lala e ka hedhur poshte duke thënë se në fakt ai është përplasur me personelin e sigurisë duke i ofenduar dhe sulmuar ata.
“Nata e parë në bllokun e sigurisë për Metën nuk ka qenë e qetë dhe ka qenë në një situatë të agravuar. Ka patur debate edhe me punonjës të sigurisë në qelitë e izolimit”, tha gazetarja.