Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa tha se lufta midis bandave po ushtrohet edhe në ambiente publike. Ai u shpreh se Shkodra po kthehet si ‘Siçilia e viteve 60’.
Softa ka paralajmëruar se pas këtij atentati, do të ketë edhe të tjera pasi sipas tij Shkodra është një “zonë shumë e nxehtë”.
“Kjo luftë midis bandave ushtohet në ambiente publike, në rrugët e qyteteve dhe kjo lloj përplasjeje ka krijuar viktima të cilët janë të pafajshëm siç është edhe çifti me motor, ku ka humbjen e bashkëshortes por në ditë të vështira është edhe bashkëshorti i cili po lufton për jetën por mesa duket do jetë shumë e vështirë sikurse edhe Arlind Bushati ku plaga e marrë solli humbjen e jetës duke rritur numrin e viktimave.
Pra kemi tre të vrarë dhe një të plagosur por mesa duket do të kemi edhe viktimën e katërt.
Kjo po ndodh në kryeqendrën e vendit në një nga vendet më historike më tradicionale ku ka pasur një vërshim të kohëve të fundit të turizmit të huaj.
Unë mendoj se kjo është një kambanë alarmi se Shkodra po kthehet si Sicilia e viteve 60’ kur lufta midis bandave e familjeve mafioze kishte përplasje në rrugë.
Sa herë që kemi atentatin e radhës bëjmë analizën e radhës dhe kjo përfundon këtu dhe kemi edhe viktimat e radhës.
Çdo atentat ka edhe të pafajshmit dhe këto janë qytetarët shqiptarë. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
Unë ju siguroj që Shkodra do jetë një zonë shumë e nxehtë. Pas këtij atentati më siguri do kemi edhe atentate të tjera”, tha Softa për “Ora News”.