Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Salianji ka folur për vendimin, duke shpërthyer ndaj gjyqtarëve. Ai tha se vendimi ndaj tij është politik, madje shtoi se këtë vendim e paralajmëroi Edi Rama në Kuvend.
“Prokurori ngriti duart sot! Pasi kishin manipuluar të gjitha këto, bënë një gjë tjetër. Mungonte themeli i çështjes, duhet të kishte një pushim të kallëzimit për trafik droge që të niste hetim ndaj meje. E kapën që ky vendim nuk ishte fare. Si ka hyrë në dosje e falsifikuar?
Gjykatësja tha po ta tregoj hajde shife këtu. Po nuk kishte as vulë, as procesverbal, nuk e kanë sjellë as palët, as prokuroria.
Këta u tërhoqën dhe erdhën sot, çfarë thanë? Thanë që dje, na e ka sjellë avokati i Geron Xhafajt me vulë të njomë këtë vendimin.
Avokatët thanë ra procesi. Prokurori ngriti duart dhe tha e lë në çmim të gjykatës.
Gjykata u tërhoq njëherë pastaj e futën në dosje gjyqësore dhe pas dy minutash dhanë vendimin.
Doli Rama sot tha, edhe pse e kishte dhënë vendimin para dy javësh, por ndërkohë të pret edhe ty tjetrit, pra për Bardhin,
Unë ku e kam bërë kallëzimin? Unë nuk kam bërë fare kallëzim. Ka dalë në portalin Bold të Jetmirit pastaj e kam marrë unë.
Në një shtet ligjor, ne bëjmë denoncimin, zotëria bënte procedurën me Interpolin.
Nuk donin t’i bënin hetimin për trafikun e drogës.
Por do ti shihni në Sky ECC gjyqtari Artan Gjermeni i shkallës së parë. Ky mbyll Toyota Yarisin Genti Shala, vret për të vajtur në Gjykatë të Lartë”, tha Salianji.