Risena Xhaja është emëruar në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Xhaja do të zëvendësojë në këtë post, drejtorin e komanduar pak muaj më parë, Idriz Haxhiaj.
Më parë, Risena Xhaja ka mbajtur postin e zv.drejtores së Përgjithshme të Kadastrës Shqiptare dhe më vonë u caktua në krye të Kadastrës në qytetin e Durrësit.
Nga drejtimi i Kadastrës së Durrësit, Risena Xhaja u largua dy vjet më parë.
Më pas ajo ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Financave, që nga marsi i vitit 2023 deri në gusht të vitit 2024. Gjithashtu, nga marsi deri në korrik 2024 ajo mbajti pozicionin e Drejtorit të Komanduar në Agjencinë për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera (AMGKP).