Publikohen rezultatet e vlerësimit për kandidatët që garuan për pozicionet e Drejtorëve të Policisë në Qarqe. Në garë hynë 38 kandidatë, ndërsa nuk u paraqitën në fazën e intervistës 3 konkurentë Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu.
“Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtor të drejtorisë vendore në Policinë e Shtetit, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit, vendosi të shpallë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.
Referuar listës së mësipërme, bie në sy që me rezultatet më të dobëta kanë dalë konkurrent, të cilët kanë mbajtur poste të rëndësishme në strukturat policore, për më tepër në përgatitjen profesionale. Rasti tipik është Izet Hysa, i cili më përpara ka mbajtur postin e Specialistit në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendren e Formimit Policor, ose Akil Kalo, ish Zv.Drejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Policisë Shkodër.
Situata e mësipërme tregon qartë se çfarë përgatitje profesionale kanë zyrtarët, që me vite kanë pasur poste të rëndësishme në polici.
Konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit me vlerësimin përfundimtar të secilit.