Protesta e opozitës do të zhvillohet më 29 Tetor në orën 17:00, me planin për të bllokuar qarkullimin në disa akse kryesore të vendit.
Kjo protestë do të jetë më e zgjeruar se ajo e 7 Tetorit dhe pritet të prekë zona si Kthesa e Kamzës, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit.
Opozita synon të sensibilizojë qytetarët dhe të rrisë presionin për zgjedhje të lira dhe të drejta, duke theksuar se kjo është rruga për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.