Përgjatë shtatë ditëve janë vendosur 12 mijë e 852 gjoba për shkelje të ndryshme.
Nga pamjet e ofruar nga policia në vëmendje kanë qenë edhe kamionët ku kanë rezultuar se lëviznin jashtë fashës orare të lejuar apo dhe pa dokumentacionin e rregullt ligjor.
Janë 5 drejtues kamionësh dhe 4 betonieresh që janë gjobitur. Xhamat e errët po ashtu kanë qenë nën vëmendjen e bluve.
Mungesa e qëndrimit në radhë në zonat me trafik por edhe zaptimi I hapësirave publike janë shoqëruar me masa, ndërsa për shkeljet policia rrugore ka përdorur edhe dronët për monitorimin nga ajri të situatës.

