Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë duke spostuar protestuesit nga rrethrrotullimi i Bradasheshit duke hapur kalimin e automjeteve që prisnin në radhë prej më shumë se dy orësh.
Ndërkohë që pas hapjes së rrugës, mësohet se policia ka nisur edhe lëvizjet e para për të vënë para përgjegjësisë disa nga personat të cilët bllokuan rrugën.
Aktualisht raportohet se ka pasur protestues që janë shoqëruar në drejtorinë vendore të policisë së Elbasanit për bllokimin e aksit rrugor.