Procedura publike e firmosur nga Lavdrim Sahitaj sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë ka peshë të madhe monetare, fond limit mbi 8 Miliard lekë, me objekt: “Blerje të materialeve të konsumit për përdorim mjekësor për shërbimin e Hemodinamikës”, i ndarë në 7 lote, ka shkelje të procedurave të prokurimit.
Ky tender ka shpallur fitues në mungesë transparence duke favorizuar hapur disa operatorë ekonomikë.
Tenderi është shënuar me FLAMUR TË KUQ për Skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesve dhe skualifikimin e ofertave me vlerë më të ulëta, një praktikë që bie ndesh me parimet e eficencës dhe kursimit të fondeve publike.
Loti 6 i tenderit i është dhënë kompanisë OES Distrimed për një shumë prej 1.1 miliard lekësh, ndërsa Loti 7 i është dhënë bashkimit të operatorëve OES Distrimed dhe Montal, për një shumë prej 1.5 miliard lekësh. Në total shuma e përfituar nga kompanitë e oligarkëve për të dyja lotet është mbi 2,6 Miliard Lekë.
Ky tender ngre dyshime për manipulim të garës dhe shpërdorim të fondeve publike, duke favorizuar Skënder Lufin e Montal dhe çiftin Ermal Rizaj dhe Orjada Jaho të OES Distrimed në mënyrë klienteliste.
Skualifikimi i ofertave më të ulëta financiare dhe operatorëve të tjerë konkurrues krijon precedent të rrezikshëm për prokurimet publike.
Në këtë situatë, autoritetet përkatëse duhet të ndërhyjnë menjëherë për të hetuar:
1.Legjitimitetin e procedurave të ndjekura.
2.Transparencën e vlerësimit të ofertave.
3.Marrëdhëniet e mundshme mes operatorëve fitues dhe zyrtarëve të përfshirë.
Duket se Lavdrim Sahitaj, vazhdon avazin e vjetër të vjedhjeve të parasë publike, nëpërmjet tenderave klienteliste.
Në vijim do të publikojmë fakte që lidhen me vjedhjet e parasë publike nga Lavdrim Sahitaj.