Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mund të thuhet pa frikë se bëjnë pjesë në klasën më të kamur të shoqërisë.
Pjesa më e madhe e tyre kanë pasuri të patundshme, makina të shtrenjta dhe shumë para në llogari. Por edhe pse zotërojnë miliona, një vit më parë ata rritën pagat e veta duke marrë afro 3 mijë euro në muaj. Por ky skandal thellohet akoma dhe më shumë, pasi një numër i madh deputetësh kanë të ardhura të tjerë pa bërë punë fare, siç janë qiratë.
Mjafton të shohim deklarimet në ILDKP dhe ka deputetë me disa apartamente, biznese e garazhe të dhëna me qira.
Disa madje kapin shifra me qindra mijëra euro. Në listë ka dhe shumë emra të njohur si Eduard Shalsi, Lulzim Basha, Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka apo Lefter Gështenja.
Por nëse shihen deklaratat, skandali është se pavarësisht se kanë përfituar mijëra euro nga qiratë, deputetët janë kujdesur të deklarojnë se kanë marrë dhe dieta e benefite të tjera, duke mos hequr në asnjë moment dorë.
Blendi Klosi: Të ardhura nga qeraja 6,800 euro
Emilia Koliqi: Të ardhura nga qeraja 2,450 euro
Gruaja e Lulzim Bashës të ardhura nga qeraja 3,873,269 lekë
Qani Xhafa: Të ardhura nga qeraja 62,500 lekë + 20,000 lekë
Edmond Spaho: Të ardhura nga qeraja 360,000 lekë
Fatmir Xhafaj: Të ardhura nga qeraja 3,000 euro + 14,994 euro
Laert Duraj: Të ardhura nga qeraja 46,750 euro + 179,950
Lefter Gështenja: Të ardhura nga qeraja 18,000 euro + 5000 GBP
Luan Baçi: Të ardhura nga qeraja 100,000 lekë + 1,500 euro + 293,250 lekë + 208,131 lekë
Burri i Olta Xhaçkës: Të ardhura nga qeraja 30,600 euro + 45,750 euro
Saimir Korreshi: Të ardhura nga qeraja 1,200 euro
Tomor Alizoti: Të ardhura nga qeraja 7,020 euro + bashkëshortja të ardhura nga qeraja 2,808 euro
Xhemal Qefalia: Të ardhura nga qeraja 180,000 lekë + 180,000 lekë + 300,000 lekë + 300,000 lekë +840,000 lekë
Asllan Dogjani: Të ardhura nga qeraja 1 mijë euro
Zheni Gjergji: Të ardhura nga qeraja 938,400 lekë + 918,000 lekë
Arben Pëllumbi: Të ardhura nga qeraja 15,300 euro + 7,000 euro nga bashkëshortja
Bujar Leskaj: Bashkëshortja të ardhura nga qeraja 13,000 euro
Desantila Tahiraj: Të ardhura nga qeraja 360,000 lekë
Eduard Shalsi: Të ardhura nga qeraja 8,394 euro
Eralda Bano: Të ardhura nga qeraja 1,200,000 lekë
Erisa Xhixho: Bashkëshorti të ardhura nga qeraja 714,000 lekë
Evis Kushi: Bashkëshorti të ardhura nga qeraja 214,000 lekë
Fatjon Veizaj: Të ardhura nga qeraja 4,513 euro + 240,000 lekë + 571,200 lekë
Ferdinad Xhaferraj: Të ardhura nga qeraja 4.505 euro + 140.000 lekë + 700 euro + 10.300 euro + 300.000 lekë + 300.000 lekë
Flamur Hoxha: Të ardhura nga qeraja 254,950 euro + 134,400 euro + 96,000 euro
Ludovik Hasani: Të ardhura nga qeraja 157,000 lekë
Luan Duzha: Të ardhura nga qeraja 5,100 euro
Meri Markiçi: Të ardhura nga qeraja 30,000 lekë
Oerd Bylykbashi: Të ardhura nga qeraja 2,500 euro
Paulin Sterkaj: Të ardhura nga qeraja 4,750 euro + 31,150 euro
Ramadan Likja: Të ardhura nga qeraja 80,320 lekë + 693,600 lekë
Tritan Shehu: Të ardhura nga qeraja 6,000 euro + 480,000 lekë