Shumë diskutime kishte sa i përket lënies jashtë të Myrto Uzunit. Sulmuesi shqiptar mungoi në listën e Europianit dhe njëkohësisht nuk u ftua as për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.
Megjithatë fati duket se i ka buzëqeshur lojtarit të Granadas. Silvinjo njoftoi në konferencën për shtyp se Armando Broja nuk ia ka dalë dot për t’u rikuperuar në kohë nga dëmtimi dhe për këtë arsye në vendin e tij, do të jetë Myrto Uzuni që do t’i bashkohet Kombëtares.