Projekti i kullave dhe hoteleve “Alabbar” në 820 mijë m2 truall shtetëror të Portit Detar-Durrës, të cilin Babloku e paraqiti si zhvillim turistik për ekonominë e vendit, maskuar si “Marina Durrës”, në fakt është biznes privat ndërtimi me mafien arabe, ruse e turke.
Për të fshehur të vërtetën e këtij biznesi privat, kryeministri Edi Rama, në muajin korrik 2022, sajoi një kompani shtetërore me emrin “Albanian Seaports Development Company”, që është orkate në masën 33% me kompaninë mafioze offshore “Eagle Hills Real Estate Development” të drejtuar nga arabi Mohamed Alabbar.
Deri tani, arabi Mohamed Alabbar ka shitur në ajër 25% të apartamenteve, njësive tregtare, restoranteve, zyrave e garazheve, miliardat e të cilave i ka çuar në Dubai, ndërsa në buxhetin e shtetit nuk është arkëtuar pjesa e fitimit si ortak me 33% në kompaninë e kullave dhe hoteleve.
Këtë vjedhje që po bën klani qeveritar i Bablokut me Alabbarin e tyre nga Dubai, po e menaxhon një grup zyrtarësh të lartë të qeverisë; të cilët, Babloku i ka emëruar në krye të kompanisë shtetërore “Albanian Seaports Development Company”.
Administrator i saj është emëruar Erlis Hereni, ish-këshilltar në kryeministri, drejtor tenderësh, drejtor i Agjencisë së Shpronësimve dhe këshilltar në Ministrinë e Energji-Infrastrukturës.
Ndërsa në kryetar dhe anëtarë bordi në kompaninë e kullave “Alabbar” në Durrës, kryeministri Edi Rama emëroi Drejtorin e Portit Detar të Durrësit, Pirro Vengu dhe 4 vartës të tij drejtorë departamentesh të portit detar.
Por megjithëse drejtori Pirro Vengu është emëruar Ministër i Mbrojtjes, vazhdon të jetë kryetar i bordi të kompanisë shtetërore “Albanian Seaports Development Company” të kullave “Alabbar” në Durrës, ku komandon biznesin e kullave dhe hoteleve që shiten e nuk arkëtohen në shtet.
Bashkë me ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, zv/kryetar bordi i kësaj kompanie është Aleks Marku, i cili ka qenë Drejtori Juridik i Portit Detar në Durrës e de facto Zv/drejtor, por Pirro Vengu e mori me vete dhe emëroi Drejtor Kabineti në Ministrinë e Mbrojtjes.
Nuk është e vështirë të kuptohet, përse Bablokut i duhet ministri Pirro Vengu, kryetar bordi në biznesin mafioz të 12 mijë apartamenteve e hoteleve që po ndërtohen në Durrës, ku qeveria ka 33% ortakëri, por nuk ka marrë asnjë qindarkë nga shitjet që po bën miku arab Mohamed Alabbar, megjithëse kaa marrë falas, 820 mijë m2 truall shteti, buzë detit.