Ja lista e disa prej emrave që janë marrë në pyetje nga SPAK…
Prokuroria e Posaçme duket se është kthyer në makth për shumë zyrtarë. Disa janë në qeli dhe nën hetim, ndërsa shumë të tjerë i kemi parë që të ngjisin shkallët e këtij organi.
Dje ishin në SPAK, kryebashkiaku i Tiranës Erion veliaj dhe ish-deputeti Belind Këlliçi. Por më herët kemi parë shumë ministra, deputetë dhe kryebashkiakë që kanë qëndruar për orë të tëra në SPAK.
Disa emra sot janë nën akuzë. Mund të përmendim Ilir Metën dhe Kryemadhin, të cilët u pyetën disa herë para se ish-presidenti të arrestohej dhe Kryemadhi të vendosej në masë sigurie.
Emër tjetër që është marrë në pyetje është Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha. Ai është pyetur për tragjedinë e Gërdecit. Prokuroria po e heton për trafik fishekësh dhe pastrim parash dhe ai është ndër të dyshuarit kryesorë. Po ashtu kemi vetë Sali Berishën për dosjen “Partizani”.
Nuk mund të lëmë pa përmendur ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai është marrë disa herë në pyetje për koncesionet në shëndetësi dhe në fund u arrestua për aferat me fondet e BE.
Emër tjetër padyshim është Olta Xhaçka. Ish-ministrja e Jashtme është pyetur disa herë për aferën me portin e Sarandës. Ai u privatizua kur Xhaçka ishte ministre e Mbrojtjes. Në pyetje u mor edhe Ogerta Manastirliu, për aferën me Sterilizimin.
Gjithashtu janë pyetur një numër i madh kryebashkiakësh.
Disa praj emrave që janë pyetur në SPAK:
- Ilir Meta, ish-president, i marrë disa herë në pyetje, sot në burg
- Monika Kryemadhi, e pyetur për aferat me pasurinë, sot në masë sigurie “detyrim paraqitje”
- Sali Berisha, për dosjen “Partizani”
- Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha, është marrë në pyetje për Gërdecin
- Emiriana Sako, kryebashkiake e Durrësit, pyetur për inceneratorët
- Silva Bino, Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, është marrë në pyetje për tenderin e dezinfektimit nga ISHP
- Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, i marrë në pyetje për koncesionet në shëndetësi, sot në burg
- Olta Xhaçka, ish-ministre e Jashtme dhe e Mbrojtjes, është marrë në pyetje për portin e Sarandës
- Xhelal Mziu, deputet, u mor në pyetje pas dyshimeve se kur ishte kryetar bashkie lejoi ndërtimin e një thertoreje në shkelje të ligjit
- Endrit Braimllari, ish-deputet, pyetur për aferën e lobimeve të Metës
- Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, dy herë marrë në pyetje
- Belinda Balluku, ministre e Transportit, u pyet për Inceneratorin e Tiranës
- Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, pyetur për pasurinë
- Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri, marrë në pyetje për inceneratorët
- Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes, pyetur për inceneratorët
- Rexhë Byberi, kryebashkiak i Tropojës, pyetur për aferat me tenderët, sot në masë sigurie “arrest në shtëpi”.
- Edison Memolla, kryebashkiak i Rrogozhinës, zyrtarisht nën akuzë për korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim.
- Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë, pyetur për aferën e sterilizimit
- Ogerta Manstirliu, ministre e Arsimit, pyetur për aferën me sterilizimin gjatë kohës që drejtonte ministrinë e Shëndetësisë
- Ralf Gjoni, ish-deputet i LSI, pyetur për aferat e Metës
- Nasip Naço, deputet, pyetur për aferat e Ilir Metës
- Majlinda Bufi, kryebashkiake e Roskovecit, hetime për abuzime me detyrën
- Ledina Alolli, ish-deputete e PD, nuk dihen arsyet
- Bardhyl Kollçaku, deputet i PS, për aferat me pronat e ushtrisë
- Agron Çela, deputet i PS, për aferat e Metës
- Deputeti Damian Gjiknuri, për inceneratorët
- Ish-deputeti Spartak Braho, për dosjen e Metës
- Dritan Agolli, kreu i FSHZH, për disa padi ndaj tij
- Ish-kreu i ARRSH, Dashmir Xhika për rrugën Tiranë-Elbasan
- Ish-kreu i Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, paditur për abuzime me tenderët
- Biznesmeni Lul Morina, i favorizur nga qeveria dhe i lidhur me Metën
- Baton Haxhiu, për dosjen e Ilir Metës
- Luan Baçi, nën hetim për fshehje pasurie
- Asllan Dogjani, nën hetim për fshehje pasurie
- Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës
- Olsi Rama, vëllai i kryeministrit për akuzat e Bardhit për Xibrakën
- Pjerin Ndreu, kreu i Bashkisë Lezhë për hetimet mbi një tender
- Ndrea Prendi, ish-kreu i Gardës për “21 Janarin”
- Arbjan Mazniku, për dosjen “5D”
- Vangjel Tavo, kreu i Bashkisë Himarë, u pyet në qershor mbi një padi ndaj PS-së për vjedhje votash
- Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
- Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri, akuzuar për abuzime me tenderët
- Ish-kreu i OSHEE, Ardian Çela
- Deputeti i PD, Isuf Çela
- Ish-kreu i Drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
- Deputeti Xhemal Qefalia për “21 Janarin”
- Saimir Tahiri për “21 Janarin”
- Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj
- Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, për shpërthimin në biznesin e tij
- Ish-Deputeti Jurgis Çyrbja, sot i arrestuar
- Hysni Burgaj, ish drejtori i policisë së shtetit, për “21 Janarin”
- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia
- Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro
- Ish-ministri Edmond Haxhinasto
- Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca
- Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci
- Ish deputeti i PD Belind Këlliçi
- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Çuko për “21 Janarin
- Rakip Suli, kryebashkiaku i Kamzës
- Edison Memolla, kryebashkiaku i Rogozhinës