Edi Rama i ftuar në emisionin Top Story është përplasur me gazetarin Robert Rakipllari në lidhje me çështjen e integrimit.
Gazetari i ka përmendur Ramës faktin se çështja për integrimin është se kush do i mbyllë grupkapitujt që të futesh në BE, pasi përmendi se Mali i Zi i ka hapur të gjitha, por ka mbyllur vetëm 3.
Kjo gjë duket se nervozoi Ramën, të cilën e konsideroi si një budallallik këtë insistim të Ramës.E
DEBATI
Rakipllari: Mali i Zi i ka hapur të gjithë, problemi është kur t’i mbyllësh, Mali i Zi ka mbyllur vetëm tre.
Rama: O Rakipllar, kapitujt i hap Këshilli, nuk i hap Komisioni.
Rakipllari: Kush i mbyll?
Rama: Po dëgjo mo një herë të mbaroj një herë me hapjen. Kjo do të thotë se ky suport tregon se ka një mbështetje nga të gjitha vendet anëtare.
Rakipllari: Po s’ka asnjë vlerë, se kush i mbyll futet në BE. Se Mali i Zi i ka hapur të gjitha, po ka mbyllur vetlm 3.
Rama: Po si do i mbyllësh pa i hapur
Rakipllari: Ore kush do i mbyllë
Rama: Ka ndryshuar konteksi
Rakipllari: Kam dëgjuar Merzin, kam dëgjuar Macronin, nuk kanë asnjë prioritet zgjerimin
Rama: Po kush t’i thotë këto
Rakipllari: Ka dhe një problem, e thotë BE, përdorimi i integrimin për çështje meskine të politikës së brendshme, kjo e ka dëmtuar integrimin.
Rama: Tani mos ma trego mua BE-në. Po bëjmë cic mic kot. Që të mbyllen kapitujt, duhet të hapen një herë. Nuk është punë merite, se meritën as që diskutohet.
Rakipllari: Tani një gjë që ka të bëjë me vendimin e 27 vendeve anëtare atje, ti thua vetëm me Edin.
Rama: Varja, nuk kam nerva tani të të shpjegoj gjëra elemntare. Më lër të shkretën të mbaroj, mos insisto në budallallëkun tënd tani se më çmënde. Thua një budallallëk dhe rri aty. Insiston në budallalikun e vet.