Lidhur me këtë gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim ku shprehet se e keqja është se nuk ka mbaruar ende asgjë.
Pasditen e 30 tetorit një atentat i mirëorganizuar ka tronditur Shkodrën. Në Dobraç ka mbetur i vdekur Hamza Lici, i vëllai i Ibrahim Licit, Arlind Bushati që udhëtonte në makinë me të dhe çifti i pafajshëm Bashkim dhe Flutura Basha.
Ky krim është ende i pazbardhur edhe pse pistat janë shumë.
Lidhur me këtë gazetari Artan Hoxha ka bërë një reagim ku shprehet se e keqja është se nuk ka mbaruar ende asgjë. Pra se hakmarrja pritet të vijojë.
“Prej asaj kohe deri sot është shtuar dhe një parcelë e re ne varrezat e Shkodrës”-shkruan Hoxha.
Gazetari Hoxha ka publikuar një video të 6 viteve më parë ku ia thotë në sy kryeministrit Edi Rama se krimi ka marrë përmasa të frikshme në Shqipëri.
“Para 6 vitesh kjo punë. Prej asaj kohe deri sot është shtuar dhe një parcelë e re ne varrezat e Shkodrës. Dhe me e keqja, asgjë nuk ka mbaruar.”-shkruan Hoxha në postimin e tij.
Si nisi gjithçka?
Fisi Lici një nga më të njohurit në Shkodër është përfshirë në shumë ngjarje kriminale, ku pasojat kanë qenë deri në viktima.
Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i cili akzuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje kjo e ndodhur në maj 2021.
Ibrahim Lici u arrestua vitin e kaluar në Turqi dhe më pas lirua, pasi u refuzua ekstradimi.
Hamzai asokohe foli nga Turqia, duke thënë se i vëllai ishte i pafajshëm. Por konfliktet mes grupeve vijuan.
Emri i tij doli në vitin 2017 me serinë e gjobave ndaj bizneseve në Shkodër. Në atë kohë policia zhvilloi operacion duke arrestuar një grup personash, mes tyre edhe Ibrahim Licin, por që më pas u lirua.
Ibrahim Lici ka qenë i arrestuar së bashku me vëllanë e tij, Muhamed Lici, në mars të 2017 pasi drejtonin një grup kriminal që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër. Muhamet Lici u dënua me 13 vite burg, ndërsa gjykata e la të lirë Ibrahim Licin.
Po këtë periudhë nis saga e përplasjeve. Një prej tyre me fisin Bajri dhe Bilali. Ish-miq të Licëve dekada më parë. Dhe gjërat u përkeqësuan së tepërmi kur Astmer Bilalit, i arrestuar prej disa vitesh, i vranë babanë dhe xhaxhanë në Shkodër. U dyshua për fisin Lici, por provat munguan.
Seritë e konflikteve mes bandave në këtë qytet kanë prodhuar që nga 2017 të paktën 20 të vrarë deri tani dhe dhjetëra atentate.
Më e fundit e përplasjeve ishte vrasja pas futjes në kurth të Endri Mustafës në vitin 2021 te lagja “Livadhet”. Policia shpalli në kërkim Ibrahim Licin, por ky i fundit tha se kishte alibi dhe se vrasjen e kishin kryer Bilalët, duke ia hedhur atij me inskenim fajin.
Sipas policisë, Lici është autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, babai dhe xhaxhai i kampionit të boksit Astmer Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.
Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish-kampionit boksit i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 Prilli”.