Kjo sasi gazrash helmues e kancerogjen, është një shtesë helmesh që kompania “Kurum” nxjerr e shpërndanë në territorin e Elbasanit, duke rënduar më shumë dëmtimin e shëndetit të banorëve, sepse kështu e ka bërë pazarin Hatixhja e “Kurum” dhe Mirela e Bablokut…
Një provë tjetër zyrtare, dëshmon se Ministrja e Turizëm- Mjedisit, Mirela Kumbaro, përveç lejes për prodhim hekuri e eksport të mbetjeve toksike të skrapit, ka favorizuar kompaninë turke “Kurum” dhe me leje të tjera mjedisore për ndërtim linje të re shkrirjeje, që shton helmet në ajrin e territorit të Elbasanit.
Në datën 29 dhjetor 2023, kompania turke “Kurum” me pronare Hatixhe Kurum, i ka bërë kërkesë ministres së Mjedis-Turizmit, Mirela Kumbaro, për t’u pajisur me leje mjedisore të tipit “A” ose “B”, për ndërtimin e një linje të shkrirjes së mineralit të kromit.
Ministrja Kumbaro, ia pranoi si “të ligjshme e pa pasoja mjedisore” këtë kërkesë, dhe urdhëroi Agjencinë Kombëtare të Mjedisit të fillonte procedurat e përshpejtuara, të pajisjes me leje mjedisore të tipit “A”, për linjën e shkrirjes së kromit uzinat e kompanisë “Kurum” në Elbasan.
Brenda 24 orësh, Hatixhja e kompanisë “Kurum”, dorëzoi studimin mjedisor në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa ministrja Mirela Kumbaro firmosi menjëherë lejen mjedisore të tipit “A” për ndërtimin e linjës së shkrirjes së kromit.
Kjo leje është dhënë, në momentin kur BE dhe organizatat ndërkombëtare mjedisore, po bëjnë presion ndaj qeverisë shqiptare, për të ndaluar aktivitetin e grumbullimit të skrapit dhe prodhimeve të hekurit në Elbasan dhe rehabilitimin e zonës së ish- kombinatit metalurgjik.
Por ministrja Mirela Kumbaro nuk i përfillë kërkesat e BE dhe nuk do t’ia di as për helmin kancerogjen, që nxjerr kompania “Kurum”, të cilin e thithin banorët e zonës së Elbasanit nëpërmjet ajrit, ujit e produkteve bujqësore.
Sipas studimit mjedisor që ka hartuar firma “Green Studio”, nga shkrirja e kromit brenda kompanisë “Kurum” në Elbasan, do dalë një sasi gazrash helmues e kancerogjene prej 210 mijë m3 në orë, me përmbajtje grimcash toksike deri 5 gram për 1 m3; ose 1050 kilogramë mbetje të ngurta në orë, bashkë me gazrat në ajër.
Kjo sasi gazrash helmues e kancerogjen, është shtesë helmesh që kompania “Kurum” nxjerr e shpërndanë në territorin e Elbasanit, duke rënduar më shumë dëmtimin e shëndetit të banorëve, sepse kështu e ka bërë pazarin Hatixhja e “Kurum dhe Mirela e Bablokut.
Linja e shkrirjes së kromit brenda uzinave të kompanisë “Kurum”, përbëhet nga 6 bunkerë dozimi, në secilin prej të cilëve futet kromi, me furra me regjim shkrirje “non stop”; prej nga çdo 2 orë e 40 minuta, dalin skorjet e kromit, të cilat hidhen në sheshin e hapur të kompanisë “Kurum”, ku qëndrojnë deri kur të blihen nga kompanitë private ricikluese.
Të njëjtën gjë, ministrja Kumbaro dhe pronarja e kompanisë “Kurum”, bënë dhe me lejen mjedisore dhënë kompanisë “Sokolaj Sh.p.k”, për importin kontrabandë të mbetjeve toksike të hekurit e skrapit.
Ndërsa heshturazi, ministrja Mirela Kumbaro, po e lejon kompaninë “Kurum”, të hedh në lumin Shkumbin në Elbasan e të djegë, mbetjet e shkrirjes së hekurit dhe sasitë e skrapit të pa riciklueshëm, siç veproi në datën 7 nëntor 2023 kur i vuri zjarrin “malit” të mbetjeve toksike.