Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi pas shtyrjes së seancës së GJKKO ka folur për pjesë të dosjes së SPAK në ngarkim të Ilir Metës, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut.
Kryemadhi tha se në këtë dosje është përfshirë dhe emri i biznesmenit Samir Mane për një ligj të porositur sipas SPAK për minierat.
Por deputetja e PL ka hedhur poshtë pretendimet, duket thënë se Samir Manes i ka shitur një shtëpi në Qerret, kurse ligji i propozuar në Kuvend është kërkuar nga Vali Bizhga dhe LSI ka propozuar një ligj për statusin e minatorit.
Duke folur për vilën që sipas saj është dhënë si dhuratë për këtë nismë ligjore, Kryemadhi ka thënë se vilën në Rolling Hills, ka dashur ta blejë bashkë me mamanë e saj, Fatime Kryemadhi, ndërkohë që Ilir Meta nuk ka qenë ne dijeni.
Ajo tha se e ka parë vilën, por pasi e ka marrë vesh Ilir Meta ka anuluar çdo gjë.
Monika Kryemadhi: Të më fali Samir Mane që ia përmend emrin, por ia keni përmendur ju të gjithë…
Zotit Samir Mane i kam shitur një shtëpi që e kemi patur në Qerret në vlerën 300 mijë euro, që është bërë me kontratë sipas ligjeve.
Në 2014 është një ligj që e ka kërkuar Vali Bizhga, kryeshefe e kabinetit të Ramës e cila është nga qeveria shqiptare për unifikimin e funksionimit të të gjitha kompanive që merreshin me galeritë e minierave. Ju e dini shumë mirë si ka qenë e copëzuar historia e prodhimit të kromit dhe mineraleve në Shqipëri.
Duhej një ligj që i unifikonte të gjitha galeritë, këtë nuk e ka kërkuar Samir Mane.
Ligji është bërë për unifikimin e rregullave të sigurisë, të sigurimeve të minatorëve sepse në atë kohë 90% e tyre ishin pa sigurime shoqërore dhe për disa procedura të tjera. Nuk mbaj mend a shkoi ligji apo jo, por nuk ka të bëjë ligji që më paska dhuruar një vilë mua Samir Mane.
Po unë kam dashur unë të marr një vilë tek Samir Mane, në Rolling Hills, kam shkuar e kam parë pa dijeninë e Ilir Metës, e kam parë me mamanë time, me të cilën jetoj sepse jetoj që në momentin që babai im është sëmurë që ka vuajtur dhe që ka qenë i paralizuar. Kemi shkuar, kemi diskutuar, ta marrim, mos ta marrim me bashkëshorten e zotit Samir Mane, të më fali që e përmend, por kjo punë kështu vajti me thashetheme.
Ambasadori grek në atë kohë i tha Metës do të jemi komshinj, ku do jemi komshi i thotë Meta? Se unë do jetoj tek Blloku, do vish tek Blloku? Jo i thotë, tek Rolling Hills, po do merreni një shtëpi ju atje. Dhe aty Meta morri dijeni për rastin, dhe me thotë në shtëpi Ilir Meta që me tha ambasadori grek…
Po i thash e kam parë unë si shtëpi që të ikim nga kjo qe jemi se ka shumë zhurmë. Nuk mund të marrësh asgjë sepse ti në rradhë të parë do më pyesësh mua kur bëhët fjalë për shtëpi dhe unë i kam nisur një mesazh zonjës dhe i kam thënë: Motra anuloje se nuk do ta marrim. Janë dy gjera të ndryshme…