PC STORE është një kompani e cila prej vitesh fiton shumë tendera nga institucionet shtetërore. Vetëm në vitet e fundit kjo kompani ka fituar rreth 160 tendera me vlera që kapin miliona euro.
Shumica e tyre janë pa garë apo shumë pranë me fondin limit të tenderit. Rezulton se kjo kompani e zotëruar nga Elton Mehmeti në masën 61% dhe Vitator Mehmeti në masën 39%, ka mashtruar autoritetet publike në mënyrë që të përfitojë tenderat.
Për këtë arsye është përjashtuar me 7 muaj nga pjesëmarrja në tenderat publikë. Më konkretisht bëhet fjalë për një tender të vitit 2022 ku kjo kompani ka mashtruar në lidhje me disa skanera me të cilat duhet të furnizonte AKSHI-n.
Mashtrimi ka dalë në pah në disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Rezulton se kompania PC STORE ka fituar tenderin për pajisje të një cilësie të caktuar por realisht ka sjellë pajisje me parametra më të ulëta e rrjedhimisht më të lira, në mënyrë që të përfitonte nga diferenca e kostos dhe kusurin ta fuste në xhep.