Qeveria e Edi Ramës ka ndarë për klientët e saj rreth 1 milionë m2 prona të ushtrisë, një nga pasuritë më të rëndësishme publike, kundrejt çmimit simbolik 1 euro.
Përmes dhjetëra vendimesh të posaçme, qeveria ka ndarë për një rreth personazhesh të njohur dhe anonimë pronat e ushtrisë, toka dhe ndërtesa, ku disa procedura po hetohen nga SPAK-u.
Në listën e përfituesve të pronave të ushtrisë për 1 euro është edhe oligarku i peshkut, Gjergj Luca, i lakuar si trafikant i hershëm droge.
Luca ka marrë dhjetëra mijëra m2 prona të ushtrisë përmes vendimeve të qeverisë; VKM Nr. 873, datë 30.10.2015, VKM Nr. 266, datë 29.03.2017, VKM nr. 526, datë 25.07.2019, VKM nr. 701, datë 30.10.2019, VKM nr.394, datë 09.06.2022 dhe VKM Nr. 376, datë 21.06.2023.
Disa reparte dhe prona të ushtrisë i ka marrë edhe biznesmeni Ylli Aliaj përmes kompanisë Bomira, po në mënyrë klienteliste, me procedura të dyshimta dhe në dëm të interesit publik.
Marsid Taullai, TAK Shoes (Ish AL ALTO GRADIMENTO), është përfitues nga VKM Nr. 664, datë 15.11.2017, i pasurisë “Salla S1, S2, S3 dhe S4, në katin përdhes, në godinën 4-katëshe, me sipërfaqe të përgjithshme, objekt 865 (tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë) m2 , me nr. pasurie, përkatësisht, nr. 1/1738-N3 dhe 1/1510, ZK 8513, Durrës”, në përgjegjësi administrimi të NPV sh.a., Durrës, për një periudhë 10-vjeçare (dhjetëvjeçare).
Mbi 40 mijë m2 prona të ushtrisë i ka përlarë kuzhinieri Ismet Shehu, përmes kompanisë Ceren, duke ngritur bizneset e tij.
Qeveritarët tanë duket se kanë dobësi kuzhinierët e tyre të “oborrit”. Kujtojmë këtu Alfio Rrotanin, kuzhinierin e Dritan Agollit me restorant përballë zyrave të FSHZH e njëkohësisht kryekuzhinier i restorantit të të birit Flladit në Gjirin e Lalëzit. Rrotani përfitoi një tender nga Agolli me vlerë 400 MLN Lekë, procedurë prokurimi për të cilën drejtori i FSHZH përfundoi në SPAK.
Ndërkaq, mes përfituesve të pronave të ushtrisë është edhe Arbër Hajdari. Me një VKM të datës 17 prill 2024, Arbër Hajdari ka marrë në zotërim pronën e një ish-reparti ushtarak depo me nr. 5011 me sipërfaqe 16 214 m2 dhe sipërfaqe ndërtim 3138 në Brar të Tiranës, e cila ka qenë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, me afat 20 vjet.
Milioner dhe me vilë që 19 vjeç, Arbër Hajdari ka përfituar prona dhe para publike falë lidhjeve klienteliste të babait të tij me kupolën e pushtetit.
Kjo nuk është hera e parë që Arbër Hajdari me fondacionin e tij ‘Fundjavë Ndryshe’ merr prona shtetërore me 1 euro.
Më 13 mars të vitit 2019, Rama i ka dhënë Arbër Hajdarit një truall funksional dhe objekt me vendndodhje në Brar të Tiranës, me sipërfaqe të përgjithshme 43 169 m2.
Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”
Por Rama nuk ndalet me kaq pasi më 29 korrik të vitit 2020 sërish me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, miraton shembjen e katër objekteve me qëllim final dorëzimin e kësaj sipërfaqe shtetërore në administrim të fondacionit “Fundjavë ndryshe”, sërish në zonën e Brarit në Tiranë.
Një pronë të ushtrisë e ka marrë edhe Nikola Grishaj, President i Fondacionit Prek Cali. Fondacioni është përfitues nga VKM nr. 223, datë 09.04.2024, i pasurisë nr. 66/1, zk 3748, me emërtim “Prona nr. 1423, ish-magazina e repartit ushtarak”, me vendndodhje në Vermosh, Malësi e Madhe, me sipërfaqe të përgjithshme 8 000 (tetë mijë) m2, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, me afat 20 (njëzet) vjet.
Troje e ndërtesa nga Rezervat e Shtetit në Librazhd, me sipërfaqe 38 mijë m2, ka marrë dhe Ismail Kadiu i tenderit të uniformave policore përmes kompanisë D&E Sh.p.k, ku u vodhën 10 milionë euro.
Në listën e klientëve për “Kontratë 1 Euro” është dhe Kastriot Ponari, dhëndri i ish-gjyqtares Shpresa Beçaj, i cili ka marrë 9888 m2 te ish- ish-Ndërmarrja “Goma” në Durrës. Ponari e ka përfituar pronën publike për 1 euro përmes kompanisë Kassel.
Emiljan Traga, miku i Vangjush Dakos dhe Niçes së Shijakut e Bablokut, që ka marrë falas vaskat e peshkut me sipërfaqe 40 mijë m2 në Spitallë të Durrësit, pronë e Ministrisë së Bujqësisë.
Festim Lami është përfitues nga VKM Nr. 389, datë 03.05.2017, i pasurisë “Depo të sheqerit, depo të bërsive, repart ambalazhi, depo dhe sipërfaqe funksionale”, në administrim të shoqërisë “Kombinati i Sheqerit”, sh.a., Maliq, me sipërfaqe të përgjithshme 5 773 (pesë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e tre) m2 , sipas genplanit, nga e cila, 3 133 (tre mijë e njëqind e tridhjetë e tre) m2 sipërfaqe nën objekt dhe 2 640 (dymijë e gjashtëqind e dyzet) m2 sipërfaqe funksionale.
Festim Lami, ARDIT (Ish Ardi)
Ndërkaq, Gaz Demi është përfitues nga VKM Nr. 183, datë 09.03.2016, i pasurisë “Ambiente të pronës nr. 4, me emërtim “Reparti Ushtarak nr. 4030, rruga “Myslym Keta”, Tiranë”, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, me sipërfaqe të përgjithshme 37 000 (tridhjetë e shtatë mijë) m2, nga të cilat, sipas genplanit, përkatësisht 5164.72 (pesëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër pikë shtatëdhjetë e dy) m2 sipërfaqe ndërtimore dhe 31 835.28 (tridhjetë e një mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë pikë njëzet e tetë) m 2 sipërfaqe funksionale.
Bosi i Brunes, Geront Çela, ka përfituar prona publike për 1 euro. Çela është përfitues nga VKM nr. 599, datë 13.10.2021, i pronës se paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale nr. 8602, Bashkia Vlorë, pjesë e fondit të pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, për një periudhë 20 (njëzet) vjet.
Perfitues i statusit Investitor Strategjik për projektin e investimit “Marina di Valona”, specifikisht për zhvillimin e njësive akomoduese, hoteleri e shërbime të standardizuara të zonës në kufi me infrastrukturën portuale koncensionare, në ZK.Nr. 8602. Çela i “Brunes” ka marrë 57 mijë m2 tokë shtetërore për kulla buzë detit në Vlorë.
Mbarime Koroçi, më 3 korrik 2019 ka marrë 57 mijë e 390 m2 sipërfaqe truall e objekte te Depoja e Koncentratit të Hekurit dhe Vaskat e Betonit në Elbasan, ndërsa Marsid Taullaika marrë 865 m2 ndërtesa te ish-NPV-Durrës.
Firma koreane “Yura Corporation Albania”, më 13 shkurt 2019 ka marrë falas me afat 60 vite, sipërfaqen 49 mijë m2 në ndërmarrjen baza e tubove në Fier.
Suela Gjyzeli, UNIEURO SHPK, ka përfituar një sipërfaqe prej 930 metrash katrorë për 8 vjet. Qëllimi i kontratës është prodhimi i çantave prej letre dhe tekstili si dhe mallrave fason. Përfitues nga VKM nr. 507, datë 17.07.2019, i pasurisë “Një pjesë e katit të parë të ish-repartit të URT-së, me nr. pasurie 2/423, zk. 8513, me sipërfaqe të përgjithshme 930 m2, nga ku sipërfaqe ndërtimi 900 m2 dhe sipërfaqe funksionale 30 m2”, në pronësi të Bashkisë Durrës, për një periudhë 8-vjeçare.
Erion Ylli, Theodor Laçi, Michael James Mills dhe RECOVERED EARTH ALBANIA janë përfitues nga VKM Nr. 545, datë 27.07.2016, i pasurisë “Truall dhe objekt të pasurisë nr. 603/3, ZK 2111, vol. 2, f. 171, Kasnicë, Fier”, në pronësi të shoqërisë “Albpetrol” sh.a., Patos, me sipërfaqe të përgjithshme, sipas genplanit, 50 753 (pesëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e tre) m2 , nga ku sipërfaqe nën objekt është 343 (treqind e dyzet e tre) m2 dhe sipërfaqe funksionale është 50 410 m2.
Adi Mehmeti, ALBA COSMETIC 2014, është përfitues nga VKM Nr. 665, datë 15.11.2017, i pasurisë “Ndërtesë 2 kate, me sipërfaqe ndërtimore 600 (gjashtëqind) m 2 dhe sipërfaqe funksionale 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) m2 , njësi e ish Ndërmarrjes Kimike, Durrës, Porto-Romano, ZK 8517”, në pronësi shtet, për një periudhë 20-vjeçare.