Pas rreth dy vitesh në detyrë, Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante.
Sipas burimeve, ai e ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë pranë Këshillit të Ministrave.
Gjergj Prendi e mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë prej muajit prill të vitit 2022. Ish-ushtaraku Prendi ka qenë edhe më parë Prefekt i Qarkut Lezhë për rreth 2 vite.
Dyshohet se shkaku i ketij vendimi nga ana e prefektit, duket se janë bërë përplasjet me kreun e Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, pas kthimit të një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak në fund të vitit që lam pas, në lidhje me amnistinë fiskale për tarifat vendore.