Gjatë intervistës në “Ora e Fundit” , ish-Presidenti i Klubit Partizani Paro Laçi ka bërë një deklaratë të fortë për arrestimin e Ilir Metës.
Ai theksoi se ish-presidentit Ilir Meta i janë bllokuar 450 milionë paund në Britani.
“Sa i përket arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta ai u shpreh: Ky hetim që i është bërë Metës, i është bërë “ndiq paranë”. Dhe unë nga informacione mund të them që 450 milion paundë në Britani vetëm në Angli. Por nuk është ndonjë psikologji e rëndë të jesh në burg. Do përshtatesh, por Meta bën gjithë këto sharje sepse ka shume lekë jashtë bankave, i ka shpërndarë shumë miqve. Meta duhet të bashkëpunojë me drejtësinë. Për Monikën mund të them se Monika mund të vrasë njerëz, dhe ka vrarë.”, tha ai.
Ish-presidenti Ilir Meta, do të qëndroj në qeli gjatë hetimeve që Prokuroria Posaçme po vijon të kryejë ndaj tij me dyshimet se është përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela, vlerësoi të lërë në fuqi masën e “Arrestit në burg” për të, që do të zbatohet në paraburgimin 313, në Kryeqytet.
Në fuqi la edhe masën e detyrimit për tu paraqitur ndaj Monika Kryemadhit dhe Ema Çokut, teksa zbuti qëndrimin e tij për ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixhon, që për arsye shëndetësore, vlerësoi ta lironte po ashtu në detyrim për tu paraqitur.
Vendimi ishte i pritshëm për Monika Kryemadhin, e cila e quajti SPAK një vegël politike.