Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, pretendon se është shantazhuar me publikimin e fotove dhe videove intime, që thotë se janë të sajuara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se fotot dhe videot i janë dërguar gjatë natës, një një person që i ka kërkuar një shumë prej 4 mijë eurosh, të cilën thotë se nuk e ka paguar. Për këtë shkak pamjet thuhet se do t’i shpërndahen dhe miqve të tij, ndërsa Kapllanaj thotë se do të bëjë kallëzim penal, sapo të mbërrijë në Shqipëri, pasi ndodhet jashtë vendit.
POSTIMI I PLOTË NË RRJETET SOCIALE
Pershendetje miq të mij! Gjate nates dikush me ka nisur nje foto apo video te modifikuar ku shfaqet imazhi im! Personi qe me nisi keto foto me ka shantazhuar se nese nuk i paguaja nje shume te caktuar paresh do i shperndante keto foto te miqt e mi, dhe mesa duket e ka bere nje gje te tille sepse une refuzova te paguaj!
Une kam te ruajtur te gjithe biseden me kercenime dhe shantazhimet e tij dhe sapo te kthehem ne Shqiperi ( sepse ndodhem jashte vendit per momentin) do t’i referoj te gjitha prane organeve ligjzbatuese per te bere dhe kallzim.
Ju garantoj se ato imazhe jane te sajuara dhe nuk ka asgje te vertet. E mbyll me nje ndjes per secilin qe i kane ardhur ato imazhe me foton time! Ju uroj nje dite te mbare!
Ndërkohë që në një reagim për news 24, Kapllanaj thotë se shantazhi i është bërë nga një femër.
“I kam thëne që nuk është kjo rruga për të kërkuar para dhe nëse do më kishte kërkuar ndihmë të sinqertë për të ndihmuar motrën e sëmure siç pretendonte, nuk do ia kisha kursyer mbështetjen financiare”, tha ai.
Para disa ditësh janë transmetuar edhe në emisionet investigative denoncime nga qytetarë të ndryshëm të cilët kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve, ku pasi bisedojnë me këto femra “mashtruese” ato u kërkojnë foto dhe vidjo intime, pasi i administrojnë foto dhe vidjot ato i shanatzhojnë duke kërkuar shuma parash për mos publikimin e tyre.