12 persona të cilët janë ndaluar në dhjetor të vitit të shkuar për dosjen e inceneratorit janë njohur me akuzat zyrtare. Spak iu ka bërë me dije se ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim.Ndërkohë vijon procedura e hetimit për 8 personat e tjerë të shpallur në kërkim të cilët akuzohën për mashtrim si dhe pastrim parash.
Nis komunikimi i akuzave për 12 të ndaluarit e inceneratorit. Spak thotë se akuzon për shpërdorim detyre e kryer në bashkpunim.
Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur komunikimin e akuzave zyrtare ndaj 12 personave, të cilët janë nën hetim sa i takon përfshirjës së tyre në dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Bëhet fjalë për personat, të cilët janë me masa të sigurisë në lidhjë me operaconin e parë.
Burime bëjnë me dije se akuza që rëndojnë mbi ta është ajo e “shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.
Mes personave që iu është komunikuar akuza janë Lefter Koka, Taulant Tusha, Pëllumb Abeshi, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Sidita Tola dhe Jetmir Llapaj.
Ndërkohë sa i takon ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, ende nuk është bërë komunikimi i akuzës, për shkak se SPAK ka krijuar dyshimë të reja sa i takon përfshirjes së tij në veprën penale të korrupsionit.
Për këtë dosje ende nuk janë ekzekutuar masat e ndalimit për Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Erjon Murataj. Akuzat fillestare ishin për korrupsion, mashtrim, pastrim të parave dhe shpërdorim detyre.
Pak ditë më parë SPAK ndërmori edhe një tjetër operacion për arrestimin e 8 personave të tjerë por pa rezultat.
Asnjë prej masave të lëshuara nga prokuroria nuk u miratua për shkak se 5 persona ndodheshin jashtë shtetit e ndërsa 3 të tjera nuk u gjetën në banesë. Sipas prokurorisë në procedurat e inceneratorit personat e përfshirë kanë vepruar si një grup kriminal.