Në një kohë kur në mes të Tiranës, në temperatura 40 gradë, punëtorët e ndërtimit ndërtojnë pallatet shumëkatëshe dhe qytetarët e thjeshtë ngjiten nëpër mjetet e transportit urban pa kushte minimale për të përballuar të nxehtin, qeveria merr masa që punonjësit në ajër të kondicionuar të mos kenë problem me vapën.
Qeveria ka vendosur të marrë masa në mënyrë që administrata të përballojë të nxehtin që ka pushtuar vendin. Pavarësisht se nisma është e deri diku e kuptueshme, shkurtimi i orareve nuk duket të ketë shumë lidhje me vapë.
Sipas informacioneve orari zyrtar i nisjes së punës në administratë do të ndryshojë nga ora 8:00 në 9:30, ndoshta orët më të freskëta të këtyre ditëve të nxehta, që mund të shfrytëzoheshin nga punonjësit për punë më efikase. Orari zyrtar është parashikuar të mbyllet në orën 15:30, nga e hëna në të enjte.
Ndërkohë që të premten, qeveria orarin ja ka dorëzuar forcës së zakonit, duke e mbyllur ditën e punës që orën 13:00. Pra, pak a shumë, i njëjti orar që shumica e administratës ka gjatë gjithë vitit, ditën e premte.
Në një kohë kur në mes të Tiranës, në temperatura 40 gradë, punëtorët e ndërtimit ndërtojnë pallatet shumëkatëshe.
Apo kur qytetarët e thjeshtë udhëtojnë me mjetet e transportit urban, të tej mbushur dhe pa kushte minimale për të përballuar të nxehtin, qeveria jonë merr masa që punonjësit në ajër të kondicionuar, të mos kenë problem me vapën./Pamfleti