Edi Rama ka akuzuar SPAK se ka intimiduar një nënë me dy fëmijë tëpranojë njëgjë që nuk e ka bërë.
Rama: Nuk mund ta pranojmë ne që SPAK është një redaksi lajmesh me një grup gazetarësh që tundin dosjet përpara se vetë ata që janë brenda të marrin lajmin që janë të akuzuar. Nuk mund ta pranojmë ne që njerëzit merren dhe intimidohet atje si personi në dijeni pa ju dhanë as status vetme e vetëm që të mos marrin avokatin. Se nuk dua të flas. Kam informuar ministrin e Drejtësisë për një intimidim tjetër, të një nene me dy fëmijë, të cilës i kërkohet të bëjë atë që nuk ka bërë. I thuhet o do pranosh këtë, ose do ta hash më keq sesa ata të cilët duhet ti zhysësh brenda.