Arrestohet nga Policia e Tiranës djali i biznesmenit të njohur Samir Mane.
M.Mane, 27 vjeç, ka qenë duke drejtuar makinën në afërsi të Parlamentit, kur ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ai ka përplasur automjete të tjera në anë të rrugës.
Për fat nuk ka patur të lënduar, por i riu është vënë në pranga për shkak se ka qenë nën efektin e alkoolit. Mësohet se ai është përplasur edhe me forcat e rendit.
27-vjeçari M.Mane pritet të dalë përpara Gjykatës ditën e hënë për masë sigurie.
Njoftimi i Policisë:
M.M., 28 vjeç, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Disa metra më tej, pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, 28-vjeçari i ka kundërshtuar ata për kryerjen e testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur.