Shqipëria nën kontroll: Si një dorë e padukshme udhëheq shtetin? Nga zërat që qarkullojnë, duket se Ergys Agasi (koordinatori) është një nga individët kyç në këtë rrjet të errët të pushtetit, ku politika dhe krimi ndërlidhen në mënyrë të pandashme.
Në media dhe qarqe publike, Ergys Agasi është përmendur si njeriu që ka arritur të ndërtojë një sistem të sofistikuar kriminal që përfshin kontrollin e tenderave, porteve, lejeve të ndërtimit dhe madje edhe si ‘kumbari’ i bandave kriminale. Ky kontroll nuk është thjesht një akumulim i fuqisë ekonomike, por një përpjekje e mirëmenduar për të krijuar një strukturë të hekurt kriminale dhe zhvatjeje, që funksionon me bekimin e Edi Rames, për sa kohë që ‘Gysi’ mbush valixhet me euro dhe siguron vota për kryeministrin.
Një nga zhvillimet më shqetësuese ka qenë shkarkimi i ministrit të Brendshëm Taulant Balla. Burime për ‘Zahiri’ pohuan se ky vendim është nxitur nga lobimi i fortë i Ergys Agasit, pasi Balla nuk ishte në linjë me strukturat e mafies së menaxhuar prej tij. Ky zhvillim ka ngritur pyetje të mëdha mbi ndikimin e Agasit në vendimet më të rëndësishme politike dhe ka tronditur më tej besimin e publikut në pavarësinë e institucioneve shtetërore, përfshirë këtu edhe SHISH.
Një nga akuzat që rëndon ndaj Agasit është kontrolli që ai ushtron mbi lejet e ndërtimit dhe procesin e tenderimit publik. Agasi, sipas disa burimeve, ka krijuar një rrjet të mirë organizuar për përvetësimin e fondeve publike, duke favorizuar kompanitë dhe individët që janë të lidhur me të.
Tenderat publikë, në vend që të jenë instrument përpërmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimit të vendit, janë kthyer në burim përfitimesh personale për disa të privilegjuar të mafies qeveritare. Ndërsa qytetarët përballen me mungesë transparence dhe zhvatje të fondeve publike, të njëjtët emra të njohur fitues tenderash vazhdojnë të rrotullojnë kontratat dhe të mbushin xhepat.
Më shqetësuese nga të gjitha është akuza se Agasi ka lidhje të ngushta me bandat kriminale dhe se veprimet e tij janë të mbështetura nga vetë kryeministri Rama.
Sipas burimeve të Zahiri.net, Ergys Agasi është bërë pronar indirekt i një resorti të njohur në Mullet, ku qindra persona, përfshirë individë të krimit, policisë dhe politikës, qëndrojnë në radhë për t’u ‘falur’ tek kumbari. Madje flitet se radha është aq e gjatë, sa vargu i makinave të parkuara bllokon të gjithë hyrjen për tek resorti. Gysi, gjithmonë i pranishëm në hije, është pjesë e takimeve që organizon kryeministri Edi Rama në diasporë dhe në mbarë Shqipërinë, duke u prezantuar si krahu i djathtë i Ramsit. Ai lëviz me eskorta dhe badigardë, duke pasur një nivel sigurie të ngjashëm me atë të kryeministrit. Po ashtu Ergys Agasi ka marrë kontrollin e lejeve të ndërtimit në Tiranë në bashkëpunim me biznesmenin e ri Orest Sota. Burimi i parave të ndërtimit të këtyre kullave vjen nga aktiviteti i tij kriminal në Durrës dhe kryeqytet. Porti i Durrësit, një nga zonat më tërëndësishme ekonomike të vendit, dihet se është një qendër kuinteresat kriminale dhe korruptive kryqëzohen. Sipas burimeve, Ergys Agasi ose i njohur ndryshe si ‘koordinatori’, ka luajtur një rol të rëndësishëm, duke lejuar që një pjesë e madhe e aktivitetit të paligjshëm të ndodhë pa pengesa… natyrisht me bekimin e Edi Ramës.
Ajo që është më shqetësuese është heshtja institucionale përballë këtyre akuzave. Cdo ditë po përballemi me një situatë ku institucionet janë nën kontrollin e një grupi kriminal që veprojnë pa u shqetësuar nga ligji. Shkarkimi i Taulant Ballës vetëm sa forcon dyshimet mbi këtë lidhje të errët, duke treguar fuqinë e lobimit të krimit dhe ndikimin e Ergys Agasit në vendimet e qeverisë.
Nëse Shqipëria do të dalë nga ky cikël i korrupsionit dhe krimit të organizuar, është e nevojshme një hetim i thellë nga SPAK. Mbajtja e një kontrolli të tillë nga figura të errëta si Ergys Agasi, është simptomë e një sistemi që nuk është më në shërbim të qytetarëve, por të vetë pushtetit dhe interesave kriminale. /zahiri.net