Të paktën shtatë kontrata janë lidhur tashmë me operatorët fitues dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili ka publikuar të martën e kesaj jave në sistemin e Agjencisë së Prokurimeve specifikat e nevojshme.
Në total fondi për këto projekte llogaritet mbi 1.6 miliardë lekë apo 16 milionë euro pa TVSH. Kryesisht janë projekte që lidhen me turizmin por edhe ndërhyrje në zona urbane me qëllim rikualifikimin e tyre.
Kontrata e parë eshtë ajo “Ndërhyrje në hapësira urbane, parqe, lulishte, promenade, etj.: Lot 1-Parku Urban – Spitallë” me një ofertë fituese 109 milionë lekë e cila do të zbatohet nga ED KONSTRUKSION.
Kontrata e dytë “Përmirësimi i transportit lokal dhe urban me nderhyrje në rrugë dhe trotuare: Lot 2- “Rrugët e aksesit për parkimet, Tushemisht, Rikonstruksioni i rrugës Fermë – Muriqan”, dhe “Rikualifikimi i rrugës – Vasil Llapushi, Elbasan” ka një ofertë fituese 263 milionë lekë dhe fitues kompaninë “Vëllezërit Hysa”.
“Rikualifikimi i blloqeve urbane Rajoni 1 (Blloku 2, Kukës, etj.): Rikualifikimi urban i Lagje 2 dhe 3 qyteti Kukës” është kontrata e tretë me një ofertë fituese 329 milione lekë dhe që do të zbatohet nga operatori MELA.
Kontrata e katërt eshtë ajo që ka si objekt “Ndërhyrje e Integruar për fuqizimin e potencialit turistik në zonat natyrore, Rajoni 4: Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik” fituar nga kompania ERGI me një oferte 195 milionë lekë.
Kontrata e pestë e promovuar pak ditë më parë edhe në një aktivitet të veçantë është ajo për Ndërtimin e infrastrukturës së modeleve të integruara në zona me potencial zhvillimi, Bulqizë: Parku Tematik Retro, Bulqizë “Divizioni” Loti 1″ me një ofertë 292 milion lekë dhe zbatuar nga ULZA.
Kontrata e gjashtë eshtë ajo në Jug të vendit për përmirësimin e transportit lokal dhe urban me ndërhyrje në rrugë dhe trotuare: Lot 3- ” Rikualifikim i rrugës hyrëse Ksamil, bashkia Sarandë me ofertë fituese 184 milionë lekë nga operatori ALMO KONSTRUKSION.
Kontrata e fundit eshtë “Ndërtim i rrugës Superstrade-Hidrovor (Tale-Lezhë)” me një fond limit 578 milione leke dhe fituar nga kompania GECI.