Prokuroria e Posaçme ka vënën në hetim dhe në përgjim anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, pas dyshimeve për afera me Pëllumb Gjokën.
Në një dokument të firmosur nga prokurori Klodjan Braho, i cili i jep fund debatit të ditëve të fundit, por dhe nxjerr blof kreun e SPAK Altin Dumani.
Pas deklaratave në media se SPAK kishte vënë nën hetim anëtarët e Kushtetueses, kryetarja Hotla Zaçaj i është drejtuar me një shkresë organit të akuzës ku ka kërkuar informacion nëse ka hetim apo përgjim ndaj tyre.
Vetë Dumani i ka kthyer përgjigje Zaçajt, ku në vija të trasha shprehet se nuk ka asnjë gjyqtar nën hetim.
“Në përgjigje të interesit Tuaj, mund t’Ju konfirmojnë se në Prokurorinë e Posaçme nuk është paraqitur asnjë kallëzim penal ndaj ndonjërit prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si edhe ju konfirmojmë se nuk është në statusin ‘person nën hetim’ asnjë prej gjyqtarëve kushtetues”, thuhet në letër.