Nga një vëzhgim i çmimeve të shitjes në supermarket në Prishtinë dhe Tiranë për produktet e qumështit dhe kosit për disa nga markat kryesore të Kosovës dhe Shqipërisë, rezultojnë si më poshtë:
Në Tiranë:
Qumësht lope Erzeni 1 L – 190 lekë ose 1.94 euro.
Qumësht lope Gjirofarma 1 L – 209 lekë ose 2.13 euro.
Qumësht lope Ambla 1 L – 220 lekë ose 2.24 euro.
Qumësht lope Zepa 1 L – 195 lekë ose 1.99 euro.
Kos lope Lufra Tradita në shishe plastike 1 L – 195 lekë ose 1.99 euro/kg.
Kos lope Gjirofarma ne shishe plastike 910 gr – 199 lekë ose 2.23 euro/kg.
Kos lope Zepa në gotë plastike 950 gr – 229 lekë ose 2.46 euro kg.
Kos lope Natyral në shishe plastike 0.9 kg – 239 lekë ose 2.71 euro/ kg.
Kos lope Gjirofarma në vazo qelqi 970 gr – 289 lekë ose 3.04 euro/kg.
Kos lope Zyfi në vazo qelqi 1kg – 299 lekë ose 3.05 euro.
Në Prishtinë:
Qumësht lope Drena 1 L – 1.09 euro.
Qumësht lope Vita 1 L – 1.15 euro.
Qumësht lope Tamël 1 L – 0.99 euro.
Qumësht lope Dukat 1 L – 1.09 euro.
Kos lope Sharri natyral në gotë plastike 1.9 kg – 2.39 euro ose 1.26 euro/kg.
Kos lope Bylmeti Extra në gotë plastike 1.4 kg – 1.85 euro ose 1.32 euro/kg.
Bazuar në çmimet e mësipërme rezulton që çmimi mesatar i qumështit të lopës të paketuar në kuti kartoni “Tetra pack”:
Në Tiranë është 2.07 euro për 1 litër.
Në Prishtinë është 1.08 euro për 1 litër.
Ndërsa çmimi mesatar i kosit:
Në Tiranë është 2.58 euro për 1 kg.
Në Prishtinë është 1.29 euro për 1 kg.
Pra siç tregohet më sipër nga krahasimi i çmimeve rezulton që çmimi i qumështit dhe kosit të cilat janë ushqime bazë të konsumit të përditshëm për çdo familje, në Shqipëri është rreth 2 herë më i lartë sesa në Kosovë.
Çmimet e produkteve të bulmetit në Shqipëri, dy herë më të larta sesa në Kosovë dhe shumë më të larta sesa çmimet e këtyre produkteve në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit dhe në vendet e BE, mund të shpjegohen me situatën shumë të rëndë që po kalon sektori i blegtorisë në Shqipëri gjatë viteve të fundit kur numri i lopëve dhe bagëtive ka rënë në mënyrë katastrofike, duke pakësuar sasinë e qumështit të prodhuar.