Pas skandalit të publikuar në emisionin Piranjat, në Syri Tv, të tjerë artistë kanë reaguar ndaj fakteve që kanë dalë për çiftin Altin dhe Ilirjana Basha.
Anxhela Çikopano, kërkuese shkencore e teatrit dhe e historisë së kinemasë pranë Qendrës së Studimit të Arteve në Akademinë e Shkencave, përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj skandalit të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha, dikur regjisor në një program televiziv humori, në një nga mediat shqiptare në vendin tonë.
Çikopano, si një nga nismëtaret e programit ku Altin Basha ishte regjisor, tregon se si u largua nga puna, vetëm pse punonte ndershmërisht.
“Ata që kanë qenë në fillimet e “Portokallisë” e dinë shumë mirë se si unë, një prej nismëtarëve të këtij programi, u hoqa nga këmbët pa arsye reale, sepse isha njeriu nga kalonin faturat dhe në familjen time më kanë mësuar të punoj ndershmërisht. Karma is a fucking bitch”, shkruan Çikopano, bashkangjitur videos së publikuar nga Piranjat.