Pronarit Lul Morina, në bazë të ligjit për bashkëpunimin me drejtësinë dhe ruajtjen e sekretit hetimor, Agjentët e BKH i kërkuan të firmoste deklarimin, se nuk do ta njoftonte Ilir Metën për kontrollin e kryer te suita e tij, me qëllim që ai të mos arratisej nga Kosova ku ndodhej për pazare të tjera…
Një informacion i ardhur në “Pamfleti”, bën me dije, se 1 ditë para arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, kur ky ishte në Kosovë, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryen kontroll në hotelin luksoz “Radisson Collection Morina” te Liqeni i Thatë, pronë e trafikantit Lul Morina.
Pronarit Lul Morina, në bazë të ligjit për bashkëpunimin me drejtësinë dhe ruajtjen e sekretit hetimor, Agjentët e BKH i kërkuan të firmoste deklarimin, se nuk do ta njoftonte Ilir Metën për kontrollin te suita e tij, me qëllim që të mos arratisej nga Kosova ku ndodhej për pazare.
Kontrolli në hotel, ishte pjesë e operacionit të SPAK, mbasi kishin informacion, se Ilir Meta mbante dokumente me vlerë hetimore, në suitën ku jetonte prej 7 muajsh para shpalljes së divorcit me Monika Kryemadhin, kur u largua nga vila në Lalz e banesa që i kishte dhuruar Gentian Sula te “Kodra e Diellit”.
Sipas informacionit, gjatë kontrollit te suita ku jetonte Ilir Meta, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjetën dokumente të shumta zyrtare, personale, telefona, laptop, karta telefoni e USB të mbushura me materiale kompromentuese.
Këto materiale, kishin lidhje dhe kryqëzoheshin me provat e shumta, që SPAK ka skeduar në dosjen penale të çiftit Meta-Kryemadhi dhe të bashkëpunëtorëve Pirro Xhixho, Edmond Haxhinasto, Gentian Sula, Adrian Shatku, Muharrem Berisha, Elona Guri, Bes Kallaku, Pëllumb Salillari, Julian Morina dhe familjarëve, Fatime e Drini Kryemadhi.
Përveç këtyre materialeve, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, konstatuan se atje ku jetonte Ilir Meta, kishte sistem kamerash për vrojtim të mjediseve të brendshme e të jashtme të hotelit.
Vrojtime që krijojnë bindjen, se ai ishte në panik nga prangat e policisë e drejtësisë, por dhe nga “vizitorë” të tjerë, ndaj të cilëve ka bërë “mëkate” e kishte kusure personale.
Gjatë kontrollit u zbulua dhe fakti, që prej 7 muajsh në këtë hotel, i pandehuri Ilir Meta flinte i pa regjistruar dhe pa pagesë, provë që dëshmon, për lidhjen e fortë me trafikantin Lul Morina në shumë punë të pista, të cilat janë skeduar prej kohësh nga drejtësia shqiptare dhe agjencitë partnere ndërkombëtare.
Me pronarin e hotelit, trafikantin Lul Morina që është me dosje te DEA-Amerikane dhe në 5 vende të BE, Ilir Meta ka lidhje të vjetra, qysh kur ishte kryeministër në pushtetin e PS-së, ministër i Jashtëm, ministër Ekonomi-Energjie e zv/kryeministër në pushtet me PD-në dhe Kryetar Kuvendi e President në pushtetin e Edi Ramës.
Gjatë pushtetit të Ilir Metës, trafikanti Lul Morina kërkonte dhe merrte çdo gjë në ministrinë e Transporteve, të Ekonomisë, Energjisë, Bujqësisë Drejtësisë, në bashkitë, tatime, dogana, porte detare, aeroporte, hipoteka, ALUIZNI dhe komisionet e pronave që ishin pushtet i LSI.
P.sh., para se Ilir Meta të pajiste me nënshtetësi dy vëllezërit mafiozë indianë, Lul Morina bënte biznes në ortakëri ndërtimi, import-eksport mallrash e kishte resorte me ta, ku si mburojë dhe përfitues ishte edhe Ilir Meta.